Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te me kete lenduar lastiku i getave?

Pershendetje, Jam shtatzene 25 + 5 dite. Sot aksidentalisht duke i rregulluar holloopnet (getat) te pjesa e llastikut lart (te cilat i kam per shtatezena ) sec mu leshua me shpejtesi ne bark. Kam frike nese kjo mund t'i shkaktoj diqka bebit. A mund ta demtoje apo diqka? Pas kesaj bebi ka levizur disa here. Nuk kam ndonje dhimbje , gjakderdhje apo ndonje shej tjeter. Ju faleminderit shume per pergjigjen tuaj

Njomza M (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Mirë është që mbi barkun e shtatzënës nuk duhet të ushtrohen goditje të formave të ndryshme. Po ashtu, mirë më vjen që pa asaj që ndodhi nuk ke dhimbje, gjakrrjedhje apo ndonjë shenjë tjetër. Por për të hequr merakun, mirë do të jetë të bësh një vizitë tek mjeku që ndjek ecurinë e shtatzënisë për të përjashtuar çdo dyshim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Njomza M (11 vite më parë)
Faleminderit shume per kohen tuaj dhe pergjigjen

/komuniteti