Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i stresit tek bebi

Pershendetje e nderuar, doja tju falenderoja sepse gjate shtatzenise me keni ndihmuar shume me pergjigjet tuaja te shpejta e te sakta. Tani u bene 2 muaj qe kam lindur nje djale te mrekullueshem qe po me fal shume lumturi. Por kam nje shqetesim. Gjate shtatzenise kam qene shume e stresuar sepse qe nga fillimi deri ne fund kam qene me rrezik deshtimi e kam bere gjate rregjim shtrati. Nga stresi im besoj qe edhe bebi ne bark me levizte jashtezakonisht shume. Por pasi linda ne javen e 39 dhe pashe qe bebi im ishte i shendetshem, u qetesova. Mua me thonin te gjithe qe femija do ishte grindavec dhe qaraman per shkakun tim. Nderkohe bebi im eshte shume i qete, pi mire, shton ne peshe fle, nuk qan shume, luan me ne prinderit. Une jam e lumtur, kam mbeshtetje dhe ngrohtesi nga bashkeshorti... pyetja ime eshte, a ka gjasa qe bebi im te kete pasoja me vone ne jete nga stresi im ne shtatzeni, apo fale lumturise qe po ndiej pasi e linda mund te jete nje femije i qete dhe i lumtur ne vazhdimesi? Faleminderit Zoti ju bekofte.

Eva (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

I uroj jetë të gjatë fëmijës tënd, dhe të rekomandoj që asgjë nga ato që shkruan të mos mendosh për fëmijën tënd. Karakteri i fëmijës formohet edukata e familjes dhe kultura e shoqërisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti