Lindja me operacion
Tesa
(15 vite më parë)
Pershendetje Tesa,
Lindja me operacion kryhet kur indikacione te qarta ose nga ana jote ose nga ana e bebes. Nga pyetja jote nuk e kuptova arsyen se perse mjekut te ka rekomanduar qe lindja te kryhet me operacion. Sa i perket vete operacionit, ndonese eshte nje intervenim kirurgjik qe bart rreziqe jo te pakta, per shkak te ekspertizes qe eshte fituar komplikimet jane te pakta. Keto operacione kryhen me dhjetera ne dite ne spitalin ku une punoj dhe me sa po shoh nga statistikat gjithandej ne regjion, situata nuk eshte ndryshe.
Tesa, te uroj lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!
Pershendetje Dr. jam shtatzene per here te pare edhe mjeku me tha se duhet te lindi me operacion po jam pak e shqetesuar edhe kam frike se si do te shkoj edhe a ka ndonje rrezik per mua edhe per beben time edhe sa zgjat deri sa te kryhet? Ju faleminderit.