Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes dhe fjetja në shpinë

Me daten 23.04.2011 i kam perfundu menstruacionet edhe kom pasur shume pak, kur e kom une kohen me lind sipas jush, dhe a ndikon tek beba nese flej ne shpine?

Emine Elshani (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Emine

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 23.04.2011, atëherë data e përafërt e lindjes është 28.01.2012.

Si të hyni në tremujorin e tretë të shtatëzanisë, nuk rekomandoj shtrimjen në shpinë për çfarëdo afati të zgjatur kohor. Kur shtriheni në shpinë, pesha e shtuar e stomakut tuaj bjen mbi venën e cila e kthen gjakun nga këmbët në zemër.

Natyrisht, kur jeni duke fjetur nuk mund ta kontrolloni se në çfarë pozitë jeni duke fjetur. Nëqoftë e jeni zgjuar në shpinë, atëherë kjo është sepse trupi juaj ju ka komanduar ta ndërroni pozitën.

Unë ju rekomandoj që të fleni në kënd, duke anuar pakës pjertas në njërën apo tjetrën anë. Poashtu mund të leni një jastëk mes këmbëve për ta bërë pozitën më të rehatshme.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti