Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e lindjes

Pershendetje.. jam ne javen 41+2 ndersa dhimbje te lindjes nuk kam aspak me heret kisha po 2-3 javet e fundit nuk kam aspak dhimbje,a mund te me tregoni se perse dhimbjet e lindjes nuk me kapin ende,jam ne fund dhe dhimbje skam aspak arsya cfar mund te jet.. kam provuar cdo gje ecje te gjata,neper shkalle,larje me uj te nxeht,mardhanje kom pas po ska pas asnje efekt.. ju flm shum mjeke e nderuar

Dinna Dinna Anuar (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Situata që shkruan nuk zgjidhet me komunikim elektronik, por të rekomandoj që të kontaktosh mjekun që i ke besuar ndjekjen e proçesit të lindjes i cili duhet të bëjë ekzaminimet e nevojshme për të vlerësuar aktualisht gjendjen dhe veçanërisht shëndetin e bebit.

Mos neglizho, dhe mjeku duhet të vendosë induktimin e lindjes me medikamente ose do të zgjedhë rrugën e lindjes me operacion cesarian.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti