Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja ne shpine gjate shtatzenise

Pershendetje Dr. shpresoj te jeni mire, dhe faleminderit per ndihmen qe gjithmon na jep.Une jam ne javen e 20 te shtatzenise dhe desha te pyes a lejohe fjetja ne shpine, pasi qe eshte i vetmi pozicion qe ndihem me rehat, si dhe pytja dyte ka te beje me mjalten, a mundem te konsumoj sepse kur ta perziej me uje nuk lejon qe te behem kaps,eshte mjalte shtepie e nxjerrur vet.Ju faleminderit.

Une Era (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era,

Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode në shpinë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Mjalta bën pjesë në grupin e ushqimeve që rekomandohen gjatë shtatzënisë. Gjatë vizitës antenatale kërko që të caktohet niveli i sheqerit në gjak (por atë mëngjes mos ha mjaltë!).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti