Prolaktina e larte
Donaa Diella
(11 vite më parë)
Përshëndetje Dona
Në klinikën ku unë punoj niveli i prolaktinës për gratë me cikël normal, konsiderohet normal kur shifrat janë nga 5-35 ng/ml. Të rekomandoj që ta bësh HSG (histero-salpingo-grafinë), për të vlerësuar kalueshmërinë tubare.
Të uroj fat.
pershendetje doktoresh, kam bere gjitha analizat e hormoneve dhe gjitha kane dal mire perveq prolaktines e cila ka dal e ngritur, une nuk kam asnje problem me gjinjet sepse lexova qe eshte hormon i gjinjeve, doktoresha me dha ca tableta nuk me kujtohet emri dozen qe me pershkruajti ishte 8 tableta per 4jave nga 2 ne jave vlera e prolaktines ishte 25.2, dhe pyetja ime eshte se a ndikon niveli i ketij hormoni ne mos mbetjen shtatzene sepse ka 3vite e gjysme qe tentoj por pa sukses, dr. me kerkoi analizat e strishove qe dolen pa infeksion, mykoplazam dhe ureaplazma negative, dhe te gjitha analizat e hormone ne menyr qe te bejme HSG tash mbas rezultateve me tha qe prolaktina ndikon ne mos mbetjen shtatzene e per HSG ska nevoj njeher, me keshilloni edhe ju dr.a ka nevoj apo jo per HSG??