Lindje natyrale pas asaj me operacion
Suela Amiti
(11 vite më parë)
Përshëndetje Suela
Lindja me rrugë natyrore pas një lindje me operacion cesarian, është e mundur nëse kushtet për të kryer lindjen natyrore janë të favorshme. Mjeku të cilit do i besosh proçesin e lindjes, do të bëjë vlerësimin dhe do jetë i kujdëshëm që të mos ndodhë asnjëlloj komplikacioni.
Të uroj të lindësh një frëmijë të shëndetshëm.
Persh. Dokt. Ju peruroj per punen qe beni. Lindjen e pare e kam me operacion shkaku se femija ishte me krye larte, tani me 29 qershor kam terminin e lindjes se dyte, sot isha ne kontroll jam ne javen e 31 dhe doktoresha me tha se femija eshte kthyer me Koke teposht dhe me tha se ne qofte se rin ne kete pozicion mund te lindesh normal ne menyre natyrale, jetoj ne gjermani,por ajo qe me shqetson eshte se kam pauz 19 muaj nga lindja e pare, frigohem mos tme plas mitra nga prerja( kto Jane paragjykimet e mia) keni hasur kshtu rasti? Si mendoni? Paraprakisht ju falemnderoj