Gjatësia e ciklit
Ambra
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ambra
Sipas asaj që shkruan, cikli menstrual ka kohëzgjatje prej 25-së ditësh. Për të gjetur ditët e ovulacionit, pas largimit të gjakrrjedhjes fillo të matësh temperaturën bazale. Diku nga dita e 12 ose 13, temperatura bazale duhet të rritet. Nëse ndodh kështu atëherë ke gjetur ditët e ovulacionit. Nëqoftëse nuk do vërtetohen rritje të temperaturës, kontakto mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën. Ai me analiza dhe ekzaminime do gjej shkakun dhe me preparate do të ndihmojë në rregullimin e situatës.
Gjithë të mirat.
Prsh, ne se mundet me shpjegoni pak gjatesine e ciklit sa ditesh eshte, mua menstruacionet me zgjasin 8 dite dhe me rikthehen mbas 17 ditesh, gjatesia e ciklit tim sa ditesh eshte se nuk e kam te qarte se dua te llogaris pak kohen e ovulimit? Ju flm.