javë pas jave
Pershendetje Drilona,
Dua te ta bej te qarte se nuk ka grupe "te preferuara" te gjakut! Grupi i gjakut ka te beje me pranine e antigjeneve ne rruzat e kuqe te gjakut. Shkaku me i shpeshte i mosperputhjes eshte i lidhur me Rh faktorin. Nese nena ka grupin e gjakut Rh negativ, ajo ne shtatzenine e pare (jo domosdoshmerisht lindje, mund te jete edhe abort ose shtatzeni ektopike) mund te krijoje kundertrupa te cilet do t'i sulmojne rruzat e kuqe te frytit ne shtatzenine e ardhshme. Per kete arsye pas lindjes se femijes Rh pozitiv nga nje nene e cila e ka grupin e gjakut Rh negativ (mund te jete A, B, AB ose O) i jepet ampulla Rhogamm.
Drilona, fare mos u merakos per kete gje! Cilido qe te jete grupi i gjakut i bebes tende e shumta qe mund te ndodhe eshte qe beba te kete verdhez me te shprehur pas lindjes. Nuk po them se do te ndodhe, por nese ndodhe kjo eliminohet lehtesisht me fototerapi.
Te uroj nje shtatzenie te mbare dhe bebe te shendetshme!


Pershendetje dr. Memli jam shtatzene dhe kam lindjen e 2 te grupi im i gjakut eshte 0 pozitiv ne shtatzenine e pare sme ka thene gjinekologu qe edhe bashkeshorti duhet me caktu grupin e gjakut keshtu qe ai nuk e din cfare grupi eshte. A duhet patjeter te bahet ky caktim tash jam muajin e 6, jam e shqetesuar per kete problem! Pres pergjigjje.