Lindja
Blerta K
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerta
Shumica e grave shtatzëna, kalojnë nëpër këtë periudhë si në tremujorin e parë, në muajt e tjerë e deri para lindjes. Por nuk ke përse të shqetësohesh. Ti nuk ankon për asgjë dhe ecuria e shtatzënisë është plotsisht normale. Kjo do të thotë se çdo gjë do të shkojë shumë mirë, deri në lindje dhe gjatë lindjes dhe do të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Këndoji dhe përkëdhele fëminë tënd kur ndihesh keq dhe do shikosh, që ti dhe ai do të jeni shumë të qetë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe. Ju faleminderit per kohen dhe perkushtimin tuaj... Eshte shtatzenia ime e pare! Tani jam ne javen e 26-te! Gjithmone e kam patur frike lindjen mirepo me afrimin e kohes po frikesohem edhe me shume, sa qe me ka kaluar ne obsesion dhe po me duket dicka e pamundur te bej une! Ndoshta edhe pse i kam pyetur shume gra dhe nena per pervojat e tyre! Aq me eshte fiksuar kjo pune saqe nuk kalojne shume minuta gjate dites pa e menduar dhe me eshte bere ankth gjate nates. Tek shkrimet tuaja e kam lexuar pjesen e shkrimeve dedikuar lindjes keshtu qe te lutem keni ndonje keshille per gjendjen time? Ju faleminderit shume.