Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku nga venat

E nderuar doktoreshe. Jam ne javen e 33 te shtatzenesise dhe kam vena te theksuara ne vagine ne anen e majte, gjithashtu me jane shfaqur edhe ne kemben e majte. Sa jane mundesite qe te lindi foshnjen normal pra pa nderhyrje kirurgjike dhe a paraqet rrezik prania e venave ne vagine? Ju faleminderit. Pres pergjigjjen tuaj!

Besa Maksuti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Mirë është të bësh konsultë me mjekun angiolog, i cili do të rekomandoj edhe rrugën e lindjes. Për këtë periudhë e deri në lindje, ai gjithashtu do kërkoj trajtimin me kremra dhe/ose tableta dhe/ose çorëpe llastiku për këmbën.

Nëqoftëse mjeku do rekomandoj lindje vaginale, në periudhën e ekspulsionit/daljes së bebit, duhet kujdes maksimal nga personeli që pret lindjen për të mos patur rupturë/çarje të venave të vulvës, të cilat bëhen shkak për humbje të madhe gjaku.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti