Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kanceri i gjirit dhe simptomet

Pershendetje zonja mjeke, desha te di se si jane simptomet e kancerit te gjirit sepse kam lexuar se rreziku eshte shume i madh qe ndodh tek nje grua une e ushqej djalin me gji po keto dite jam duke punuar shume, lodhem teper edhe sot e vendosa nje perde ne dhome dhe krahu ne pjesen e larte po me dhemb shume edhe pak gjiri, a mund te jete prej lodhjes kjo? Jam nene e re po kam frike per kete.

Luis Luis (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lindita

Ndiq këshillat e mëposhtme;

1. Përpara pasqyrës, vendos duart në mes dhe merr frymë me energji. Ky veprim tendos muskujt e kraharorit duke dhënë një mundësi për t’i parë më mirë gjinjtë. Shiko, mos ka ndonjë ndryshim të pazakontë në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve.

2. Përparta pasqyrës, vendos duart pas kokës dhe kthe trupin majtas dhe djathtas. Shiko, mos ka ndonjë ndryshim të pazakontë në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve.

3. Kontrollo me majat e gishtave të dorës së djathtë gjirin e majtë dhe me majat e gishtave të dorës së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Shiko, mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë.

4. Kontrollo me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Shiko, mos ka ndonjë kokërr nën sqetull.

Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmëndjen dhe të paraqitesh menjëherë tek mjeku?

Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për ju. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

Gjëndra apo mahisje në gji.

Rrudhosje apo gropësim të lëkurës së gjirit.

Njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.

Tërheqje nga brënda e thithkave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

Dhe çdo gjë tjetër, që nuk ju duket normal.

Jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer apo kthehen në kancer. Megjithatë pa frikë apo ankth, drejtohuni sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vini re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë tuaj. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin dhe vlerësimin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti