Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ovulacionit

Jam e intersuar ta dije se kur ndodhe ovulacioni nese diten e pare te menstruacioneve (gjakrrjedhjen) e kam pas me 7 Dhjetor. Ciklin e kam te rregullt, zakonisht zgjat 28-30 dite dhe perveç marredhenieve te rregullta, ka dicka me specifike qe duhet bere apo jo, per te mbetur shtatzene? Cfare me kishit keshilluar? Nese me pergjigjeni flm dhe ju pershendes.

Lanja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lanja

Përpara se të tentosh për shtatzëni, të rekomandoj të bësh këshillim parakonceptual, që do të thotë të vlerësohen të gjithë komponentën që influencojnë për fillimin e shtatzënisë dhe ecurinë normale të saj.

Në përgjithësi, ovulacioni ndodh në mes të ciklit menstrual, dhe tek ty i takon me përafërsi të ndodh rreth ditës së 14-15 deri në ditën e 16-17, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual. Për ta vlerësuar më saktësisht këtë ditë, mat temperaturën bazale fill pas largimit të gjakrrjedhjes dhe në ditën kur temperatura të rritet edhe dy-tre ditë më pas, janë ditët e ovulacionit. Edhe një këshillë, mos bëni marrëdhënie seksuale së paku 3-4 ditë përpara ditëve të ovulacionit.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti