Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe, une jam shtatzene ne muajin e 5 dhe me duhet te udhetoje me aeroplan jashte vendit. A ka ndonje rrezik rrezatimi i sigurise qe behet para hyrjes ne aeroplan? Poashtu a ka ndonje rrezik edhe vet udhetimi me aeroplan per gjendjen time? Jam shume e brengosur, me respekt Laura.

(15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Nëse je anemike, nëse ke patur probleme me mpiksje të gjakut apo nëse ke kaluar rrezik dështimi, ekziston rreziku i adaptimit me vështirsi të ndryshimit të temperaturës dhe presionit në avion. Në këto raste specifike më mirë është shmangia e udhëtimit me avion, ndërsa kur shtatzënia është normale dhe e lejon mjeku, atëherë nuk ka arsye të mos udhëtosh me avion.

Siguria e kalimit në skaner të udhëtarve, është e sigurtë nga ana shëndetsore për shkak se aparatet funksionojnë me ultrazë/ultratingull. Për të hequr dyshimin, shpjegoja kontrollorëve gjendjen se mundet të kalosh pa u ekspozuar në aparatet skaner.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti