Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konstruksioni vaginal

E nderuar Doktoreshë Mimoza. Kam probleme me buzët vaginale i kam më të mëdha se që duhet të jenë normalisht. Jam ende e re jam vetëm 16 vjeçare, nuk i kam pasur në këtë madhësi kur kam qenë më e vogël. Dua të di arsyen e zmadhimit të tyre, problemet që mund të sjellin dhe a mund të bëhet zvogëlimi i tyre? Me respekt, Arta.

Hana1995 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Pa tjetër që buzët e mëdha të vaginës, janë më të mëdha se para disa vitesh sidomos te ty, ku organizmi ka pësuar vetëm rritje. Ti nuk e vlerëson dot, se a janë të mëdha apo të vogla buzët vaginale. Për të hequr merakun se mund të jetë ndonjë problem kongenital apo patologjik, kontakto një mjek gjinekolog së bashku me nënë tënde.

Nëse buzët e mëdha vaginale kanë zhvillim natyral, nuk të rekomandoj që të kontaktosh estetistët dhe të kryhesh ndërhyrje kirurgjikale, por ti duhet të rivlerësh veten dhe ta pranosh atë ashtu siç je. Çdo njeri është unik në veten e tij dhe mos e nënvlerëso veten.

Gjithë të mirat.

/komuniteti