Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe, kam femijen e pare 5 muajsh, pas dy muajsh e gjysme qe kam lindur kam pasur ciklin e pare menstrual, pas 30 ditesh edhe i dyti, me 8 nentor ishin te fundit, ndersa sot 16 dhjetor dhe ende nuk me kane ardhur. Per ndonje shtatzeni te mundshme nuk po dyshoj sepse jam mbrojtur. Po kam ngapak dhimbje te shpines sikur duan te me vijne mujoret, dje pash sekrecione me ngjyre kafe. Doktoreshe a mund te me thuani eshte ky ndonje çrregullim apo çfare? Mbetesh e pershendetur nga ana ime.

Eliona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eliona

Edhe mundet të jetë një çrregull menstrual, për shkak të ushqimit me qumësht gjiri të fëmijës. Kjo gjë është normale dhe stabilizimi menstrual do të përmirësohet pas largimit të gjidhënies.

Mirë është, që me analizë të urinës apo dhe të sekrecioneve vaginale të përjashtosh mundësinë e ndonjë infeksioni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti