Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjendrrat tiroide

Pershendetje, une per shkak te problemit me remje flokesh kesh te dermatologia, ku me tha te beje keto analiza te cilat me dulen keto rezultate: t3- 3.0, t4- 176.7, tsh- 1.72, anti tpo -0.0, te henen kam termin te dermatologia desha te dij a ka ndiku ngrije e T3, dhe T4 te cilat jene me te larta se vlera referente te ndikoj ne mosmbetje shtatezen, theksoj se ka tre muaj qe kam perdor yasmin tableta per te larguar nje cist.

Alea Morina (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Alea
Vlerat e larta të hormoneve të tiroides, tregon se gjendra nuk ka funksion normal. Ndikimi i problemeve me gjendrën tioride është faktor shumë i rëndësishëm për të mos mbetur shtatzënë. Prandaj duhet të trajtohet nga mjeku endokrinolog dhe vetëm pas stabilizimit të hormoneve të gjendrës së tiorideve, mund të tentosh për shtatzëni.
Meqë ke tre muaj që përdor Yasmin, kontakto gjinekologun që ta ka rekomanduar për të bërë rikontroll dhe vlerësuar gjendjen.
Gjithë të mirat.

 

/komuniteti