Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje shpine gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr Jam ne javen e 22 te shtatzenise dhe koheve te fundit kam dhembje shpine a eshte kjo normale?!

Bjeshka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bjeshka

Rreth 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së hershme të shtatzënisë. Edhe infeksionet urinare, të cilat janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë, mund të jenë shkaktar të dhimbjes së shpinës. Gjithashtu ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë vëmendjen e mjekut.

Ushtrimet gjimnastikore për kolonën dhe muskujt për rreth saj, janë trajtimi më i sigurtë. Ecja është ushtrim i mirë, por mos ec shpejtë dhe në mënyrë agresive. Shtatzënat nuk duhet të qëndrojnë gjatë në këmbë, gjatë udhëtimeve apo për shkaqe të ndryshme. Ndërro sa më shpesh pozicionin gjatë qëndrimit ulur. Në periudhën e herëshme të shtatzënisë, është e domosdoshme që të pushosh dhe të flesh mjaftueshëm.

Shmang ecjen me këpucë me taka të larta, sepse kjo është e rezikshme pasi shpina tendoset. Gjithashtu, shmang kohëzgjatjen e madhe të punëve të shtëpisë. Mos harro që veshjet duhet të jenë të rehatshme dhe të gjëra.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti