Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut B negativ

Miredita dhe pershendetje, jam 23 vjecare jetoj ne Gjermani, vi prej Kosove dhe deshte me ja u bo nje pyetje jam shtatzene ne javen e 33, tashme dhe kam grupin e gjakut B negativ dhe ne javen e 32 kam marre injeksion, a eshte mire apo keq? Pres pergjegjjen tung dhe pershendetje dite te mbare.

Tima (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tima

Tek gratë me rhezus negativ të pa imunizuara, testi indirekt i Coombs-it përsëritet çdo muaj duke filluar nga javë e 18-20 e shtatzënisë. Nëqoftëse ekzaminimi për antitrupa është negativ, atëherë nuk administrohet imunoglobulina anti-D (bëhet injeksioni). Në lindje bëhet një tjetër ekzaminim për antitrupa dhe nëse rezulton përsëri negativ, nuk administrohet imunoglobulina.

Kur gruaja është rhezus negativ e imunizuar dhe titrat e antitrupave kanë vlerë dhe parashikojnë rrezik për sëmundje fetale të rëndë, rreth javës së 28-29 aplikohet imunoglobulina dhe në lindje deri në 72 orë pas lindjes aplikohet imunoglobulina tjetër.

Nëse nuk e ke kuptuar çfarë është shkuajtur, me shkruaj; nëse kjo është lindja e para dhe a ke bërë analizë për antitrupa.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Blerta Sh (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, Une kam grupin e gjakut 0 - negativ dhe jam shtatzene ne javen e 26 + 4 dite! Analizen e gjakut te coombs-it e kam bere qe 2 here - dmth e fundit ka qene ne javen e 24-te dhe qe te dyja me kane rezultuar me coombsi indirekt - negativ - dmth ok! Mirepo me eshte thene qe duhet te marre injeksion - rogam pas dy jave - dmth ne javen e 28-te! Mesa e kuptova une shkrimin tuaj ne pergjigjjen per Tima-en e kuptova qe nese del coombi indirekt - negativ atehere nuk duhet te marrim injeksion? Ju faleminderit per pergjigjjet dhe ndihmen tuaj. Blerta.

/komuniteti