Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Simptomat e zbutjes së qafës së mitrës

E nderuara doktoreshe. Cilat jane simptomat e zbutjes se qafes se mitres gjate javes se 22 te shtatzenise?!

Bjeshka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bjeshka

Qafa e mitrës gjatë shtatzënisë është e butë, por e gjatë. Ekzaminimi ekografik me sondë vaginale, mat gjatësinë e qafës së mitrës dhe kanalin cervical. Ky ekzaminim, quhet cervikometri. Nëqoftëse rezulton nën 2 cm dhe kanali cervical ka gjërësi mbi 8 mm, atëherë dyshohet që rreziku i lindjes para kohe është i pranishëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti