Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha ime

Pershendetje, une jam ne javen e 22 kur kam ngelur shtatzen kam pasur 56 kg dhe deri me tani kam shtuar vetem 3.500 kg a eshte normale pesha ne kontroll me kan thene qe beba eshte shume mire, por edhe nje gje ne javen e 14 me kane thene qe eshte djal tash si ka mundesi qe nje javen e 21 me thane vajze nuk di qfare te mendoj tash faleminderit .

Lena ? (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Rritja e peshës trupore në shtatzëni varet shumë edhe nga indeksi i masës para shtatzënisë. Mesatarisht në javën e 22-të, rritja e peshës së nënës mund të shkojë deri në 4.7 kg. Por kjo nuk është rëndësishme, nëse ecuria e shtatzënisë dhe bebit është normale.
Vlerësimi ekografik i gjinisë së bebit është më i besueshëm kur ai bëhet rreth javës 21-23 të shtatzënisë. Por unë mendoj se nuk ka rëndësi gjinia e bebit. E rëndësishme është që bebi yt të ketë ecuri të mirë gjatë shtatzënisë dhe të lindi i shëndshëm. Mos harro ai është fëmija yt, gjaku yt.
Të uroj shtatzëni të mbarë. 

 

Lena ? (11 vite më parë)
Shume faleminderit e nderuar per kohen tuaj jo aspak nuk ka rendesi sepse bebi po zhivillohet shume mire edhe jam shume e lumtur vetem e deshta mendimin se a eshte mundur qe te behen keto gabime sepse ii adhuroje femijet dhe jam shume e lumtur per shtatzanin mbi te gjtha edhe shtatzania po me ecen shume mire ju faleminderit

/komuniteti