Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cerkllazhe

Pershendejtje. Jam ne javen e 14 te shtatzenise. Pas nje kontrolle gjinekologjike, mjeku me tha qe jam hap pak ne miter (sa molleza e gishtit) dhe me rekomandoj cerkllazhe pasi ti beje 16 jave. Gjate kesaj kohe jam ne rregjim shtrati. A mundet te jete rrezik per vazhdimin e shtatzenise? Gjithashtu pas strishos se bere rezultati me ka dale Enterococcus dhe mjeku me ka dhene Amoxiklav 625 mg dhe Polygynax vag. A eshte terapia e duhur dhe a duhet te behet cerkllazha? Faleminderit.

Sara M. (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Në fillim duhet të trajtosh infeksionet vaginale, sipas rekomandimeve që të ka dhënë mjekja.

Përpara se të vendoset për të bërë serklazh, bëhet cervikometria (ekzaminim ekografik vaginal) për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës dhe kanalin cervical. Në mbështetje të të dhënave të ekzaminimit, vlersohet mundësia e serklazhit. Serklazhi aplikohet tek gratë që kanë pamjaftueshmëri të qafës së mitrës dhe që nuk mund ta çojnë deri në fund shtatzëninë, kjo quhet beanca cerviko-istmike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti