Ndikimi i duhanit
Kaltrina Vranovci
(15 vite më parë)
Përshëndetje Kaltrina
Ke bërë shumë mirë që e ke lënë konsumin e duhanit. Një nga rekomandimet e këshillimit parakoncepsional është edhe lënia e duhanit. Tashmë në gjakun tënd nuk kalojnë helmet e shkaktuara nga djegia e duhanit, kështu që gjaku yt që do të rrisë fëmijën gjatë shtatzënisë do të jetë i pastër.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar! Kam qene konsumuese e duhanit por ne momentin qe kam kuptuar qe jam shtatzene me nuk kam konsumuar duhan, perkudrazi po e urrej! Pyetje ime eshte kjo: pirja e meparshme a mund ti shkaktoje bebit dem? Dhe pyetja tjeter ne cilen jave te shtatzenise dallohet gjinia? Pershendetje.