Gjakderdhje
Esen
(15 vite më parë)
Përshëndetje Esen
E gjitha sa përshkruan, tregon se është kaluar missed abort. Kjo do të thotë se ka dështuar tentativa për implementimin e vezës së pllenuar, në murret e mitrës.
Më vjen keq për sa ka ndodhur, por duhet të dish se në javët e para të shtatzënisë, mbi gjysma e shtatzënive abortojnë në mënyrë spontane dhe në shumicën e këtyre rasteve shkaku është i panjohur.
Tani mbetet që të qetësohesh dhe të bësh një kontroll mjeksor, ku mjeku do përpiqet të gjejë shkakun e abortit dhe mund ta shikoj të arsyeshme përdorimin e medikamenteve mjekore. Pas gjashtë muajsh, do tentosh për shtatzëninë e rradhës, por mos harro që fillimisht të bësh këshillimin parakoncepsional te mjeku gjinekolog.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, kam nje pyetje e bera testin e shtatzenise, se mu vonuan afer nje muaj dhe testi me duli se kisha mbetur shtatzene, por pak dite me vone me erdhen menstruacionet po ne diten e gjashte te menstruacioneve pata shume gjakderdhje te madhe dicka jo normal gjakderdhje me copa dhe pastaj vazhduan menstruacionet edhe 8 dite tjera pa nderpre. Cfare ka ndodh me mua?