Dhëmbët gjatë shtatzënisë
Flora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Flora
Gjatë shtatzënisë, ndodh që dhëmballët të të japin ndjenjën e ënjtjes apo për rreth tyre të ketë gjakrrjedhje. Shkaku është ndryshimi hormonal, i cili shkakton ndryshime në indet paradontale, sidomos në dhëmballë. Në këto kushte, kontakto stomatologun i cili është specialist i fushës për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, desha tju pyes jam ne javen e 32 te shtatzenise, deri ne kete kohe jam kone mire po qe dy dite dhembet po me dhembin shume edhe pse nuk i kam te prishte aspak a mundem me perdore dicka se shume po me dhembin, sidomos ne mbremje kur flej shume. Flm per keshillat.