Gjakderdhja pas menstruacioneve
Meri Meri
(11 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Është shpejt të të fillojnë shenjat e menopauzës. Por mesa shkruan të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike dhe Pap-test për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës.
Nëse treguesit e shëndetit riprodhues janë brënda parametrave, atëherë mund të tentosh për shtatzëni. Gjithashtu të rekomadoj që mund ta provosh shtatzëninë edhe me IVF. Nëse je e interesuar, mund të vish në Tiranë për të tentuar zgjidhjen e problemit.
Gjithë të mirat.
pershendetje Dr.Mimoza, me jeni pergjigjur disa here ne pyetjet e mia, per qka ju falenderoj. tani kam nje problem. Jemi ne perpjekje per shtatzani qe tri vite. Mosha ime eshte 44 vjeaqre, kam cikel te rregullt menstrual dhe ovulacion per qdo muaj pasi vizitohem rregullisht te mjeku. kete muaj isha per vizite ne diten e katert te ciklit dhe mjeku pas kontrolles me sonde vaginale me tha qe "qdo gje eshte ne rregull" nuk me pershkroi terapi me stimulues pasi nuk ka nevoje sepse qdo muaj formohen nga dy apo tri folikula, dhe me udhezoi qe diten e 11 te shkoj per kontroll. une ne viziten te mjeku nuk kisha gjakderdhje sepse zakonisht menstruacionet me shkojne dy dite e te treten vetem sa nuk jam paster, por kete here e pashe qe vazhdimisht kur shkoj ne toalet dhe fshihem kam sekret si gjaku, edhe sot qe eshte dita e 9 e cm une prape nuk jam paster. me intereson te di a mos jane shenja te menopauzes keto, edhe pse deri tani asnje shenje nuk kam pasur, apo qka mund te jete, (theksoj se mami im pas moshes 51 vjeqare ka perjetuar menopauze) ju lutem me pergjigjeni se jam ne merak te madh.