javë pas jave
Përshëndetje Leta
Testi indirekt i Coombs-it, përcakton pranisë e antikorpeve antieritrocitare në gjakun e nënës. Kjo analizë ose test kryhet që me rastin e vizitës së parë të shtatzënës dhe përcaktimin e grupit të gjakut. Në shtatzënat me faktor Rh pozitiv, testi kërkohet të përsëritet edhe një herë në javën e 32-të, ndërsa te shtatzënat me faktor Rh negativ, testi kërkohet të përsëritet në javën e 24-të dhe pastaj edhe një herë në javën e 32-të të shtatzënisë.
Nëse testi tregon për prani të antitrupave antieritrocitare si dhe vazhdojnë të rriten me avancimin e shtatzënisë, ekziston dyshimi për rrezik të sëmundjes fatale të rëndë. Në këto raste ekzaminimi duhet prsëritur çdo muaj dhe duhet të bëhet amniocenteza dhe përcaktimi i nivelit të bilirubinës në lëngun amniotik.
Gjithë të mirat.


Pershendetje me falni doktoreshe e kam nje pyetje a mundeni me ma shpjegu me qarte qka eshte analiza antitrup? Tung gjithe te mirat.