Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndrrat tiroide në shtatzëni

Pershendetje doktor Morina. Jam ne javen e 12 te shtatzenise. Kam bere analizat e gjakut dhe antitrupat (anti-tro) me kane dale ne vlere te larte 83.4 nderkohe qe te indeksi thote qe duhet te jene < 12 iu/ml, antitrupat (anti-tg) kane dale normale 9.2 nga < 20 iu/ml qe duhet te jene. Gjithashtu vlerat e hormoneve T3, T4 dhe TSH kane dale normale respektivisht 1.22 mg/ml, 9.5 mg/dl dhe 3.48 mIU/ml. Nuk e di se cfare tregon niveli i larte i antitrupave. Kam probleme me gjendrrat tiroide? Mos ndikon kjo gje ne zhvillimin e fetusit? Do doja te dija mendimin. Me falni qe u zgjata pak por jam e shqetesuar. Ju faleminderit per pergjigjen dhe pune te mbare.

Ajola Tace (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arjola,

Ekzistojne disa semundje kur ne organizem krijohen antitrupa kunder disa perberesve normale te organizmit. Per shembull tiroglobulina eshte nje substance e domosdoshme per prodhimin e hormoneve te tiroidese. Titri i ketyre antitrupave rritet edhe te disa semundje autoimune. Ne keto raste mund te kete probleme edhe lidhur me shtatzenine.

A ke pasur probleme ne shtatzenite paraprake (aborte te shpeshta, lindje te parakohshme, ngecje ne rritje te frytit etj)? Perse i bere keto analiza?

Nese ke anamnezen obstetrike te ngarkuar me komplikime, atehere duhet te jesh ne kontroll te afert me nje obsteter.

/komuniteti