Blightet ovum
Ilda Ilda
(11 vite më parë)
Përshëndetje Ilda
Sipas asaj që shkruan, shtatzënia (nëse është e pranishme) ndodhet javën e 6-të plus 3-4 ditë. Që të dallohet me korrektësi shtatzënia në këtë moshë që je, duhet që ekzaminimi ekografik të bëhej me sondë intravaginale. Prandaj ose duhet të bësh një ekzaminim ekografik me sondë intravaginale ose duhet të presësh periudhën e rivlerësimit sipas këshillës së mjkeut.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe, pas dy vitesh tentim ngela shtatzan, menstr e fundit i kam patur me 31.03.15. me dt 14.05.15 bera eko abdominale dhe mjeku me tha qe dukej vetem qesja e formuar por nuk dalloi gje brenda saj. me kerkoi te shkoja pas 2 javesh dhe nderkohe po mare Duphaston. Ju lutem sipas eksperiences suaj a ekziston mundesia qe embrioni te jete i vogel dhe te zhvillohet ne vazhdim sepse jam vertete shume keq moralisht dhe nuk e di si mund te pres dy jave...gjithashtu dua tju them qe dhomeza gestative kishte diametrat 1.19-1.35 cm. faleminderit