Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per mundimet gjate shtatzanise

Pershendetje Z-nja Mimoza, desha t`ju pyes se prej jeves se gjashte te shtatzanise me kan filluar mundimet e tash jam ne javen e 8 dhe 2 dite tani mundimet i kam me te forta tan kohen e kam ndjenjen se do te vjelli po nuk vjelli vetem mundim dhe djegesim ne lukth, ju kisha lutur te me tregoni cte bej ti zbus pak keto mundime, mua nje mjeke me tha vitamin b6 dhe humana elektrolyt(nelit) a do me ndihmojn keto sadopak se nuk mundem me ngrene asgje. Ju falenderoj shummm

Mira N (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Ajo që ndjen dhe përshkruan ka të bëjë me shtatzëninë dhe mund të vazhdoj deri në javën e 12-të. Për të dominuar disi këtë situatë të rekomandoj; - të ushqehesh me pure patate me porcione të vogla, - provo të marrësh biskota por mundet të mbash në gojë edhe karamele me mente, - nuhat herë pas herë limon, grejtfrut ose vaj aromatik me livando, borzilok, finok, - tek disa gra ndihmon edhe përtypja me çimçakiz, - përdorimi i preparateve mjeksore kundër të vjellave janë të lejuara edhe gjatë shtatzënsië.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti