A mund të ndiikoj helmimi i organizmit që të mos mbes shtatzënë?
Ana19
(15 vite më parë)
Pershendetje Ana,
Ajo qe ka ndodhur ka vene ne rrezik jeten tende. Nuk mendoj se do te kesh problem qe te mbetesh shtatzene. Thene ndryshe substanca qe ke pire nuk ka mundesi qe te kete ndikuar me mundesine fizike qe ti te kesh femije. Paraprakisht te rekomandoj qe te konsultohesh me gjinekologun per te bere ekzaminimet e duhura dhe per te diskutuar hollesisht ndryshimet qe ndodhin gjate shtatzenise.
Pershendetje doktor i nderuar. Para disa kohe per disa arsye familljare rash ne depresion sa qe nuk dija se cbeja madje shkova deri ne ate pike sa kam tentu me mbyt veten me gjithcka kam pas ne dore madje edhe kam pi parfum, nje sasi te mjaftueshme qe me u helmu organizmi, dhe prape nuk kam shku te mjeku per kontrolle! Tash brenga ime eshte se a mund te kete pasoja dhe te mos mbes shtatzene pasi jam e fejuar dhe planifikoj me e pas nje bebe? Pres pergjigje nga ju. Flm shume.