Shtrëngimi i barkut gjatë shtatzënisë
Evi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Evi
Sipas të dhënave të dala nga konsulta me mjekun, vlerësohet se gjendja është normale dhe nuk paraqet problem për rrezik lindje parakohe. Qëndro sa më shumë shtrirë anash majtas, që është pozicioni më i favorshëm për ty dhe fëmijën.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen e 30 te shtatzenise. Une e ndjej barkun te forte dhe te shtrenguar, jo me momente por gjate gjithe dites eshte i tille. Para dy ditesh bera nje nst test, dhe nga testi doli qe zemra dhe levizjet e bebit jane normale dhe testi nxorri qe nuk kisha kontraksione uterine nderkohe qe une vete e kisha te forte barkun. Gjithashtu dr mati cerviksin i cili ishte 37.4 mm dhe ishte i mbyllur. Ju lutem doktoreshe doja te dija pse e kam barkun te forte dhe a rrezikoj lindje te parakoheshme? Gjate ekos dr tha qe bebi ishte me koke poshte por me tha qe bebi mund ta ndryshoje pozicionin. Pesha e bebit ishte 1600 gr. Faleminderit.