Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje ne fund te barkut gjate qendrimit ne kembe

Pershendetje doktoresh,shpresoj te jeni mir. Doktoresh jam ne javen e 25-t te shtazanise doktoresha ime ma ka ber egzaminimin dhe ajo ma ka shkruajtur keshtu Egzaminimi: Fundusi i mitres ne nivel te umbilicusit cerviksi 70 perqind i kalueshem per maje te gishtit. Un kur qendroj gjat ne kemb kam shum dhembje ne fund te barkut qka me keshilloni te veproj??! Dhe a keni mundesi te me tregoni se a kam filluar heret te hapem dhe a esht kjo rrezik per beben ??!

Jara Flutur E Vogël (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa

Nga përshkrimi që ka bërë mjekja, vlerësohet se rreziku për lindje parakohe është i pranishëm. Krahas trajtimit me medikamente që duhet të të rekomandoj mjekja, duhet të qëndrosh sa më gjatë shtrirë anash majtas, të evitosh punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë, ecjet e gjata dhe të lodhshme si dhe të evitosh raportet seksuale.

Në javën e 28-të të shtatzënsië, duhet të bësh një tjetër ekzaminim ekografik, ku të vlerësoohet gjatësia e qafës së mitrës dhe e kanalit cervical (cervikometria).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti