Lëvizjet e bebit
Negja
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk besoj se ka gjë për tu shqetësuar, për shkak të lëvizjeve të kufizuara të fetusit në muajin e 9-të. Ai tashmë ka hapsirë të vogël për shkak të madhësisë që ka aritur, duke ja kufizuar lëvizjet. Bëj kujdes edhe këto ditë që kanë mbetur, dhe për tu siguruar kontakto mjekun për të vlerësuar qoftë edhe vizualisht ecurinë e shtatzënisë por edhe me ekografi.
Mos harro që pas javës së 37-të të bësh edhe një herë analizën komplet të urinës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresha Mimoza, deshta nje pyetje me ta ba, jam shtatzene sot kam mbush 9 muaj po levizjet e bebit i kam me rralle, cka do me dhene kjo a eshte per me u shqetesu? Ju pershendes, pres pergjigjjen, ju lutem.