A mund të kem lindje natyrale kur bebi ka kordon?
Ejona
(15 vite më parë)
Pershendetje Ejona,
Me teknologjine e sotme ne mund te shohim nese kordoni eshte rreth qafes se bebes. Ky nuk paraqet indikacion per lindje me operacion. Per me teper deri ne termin te lindjes ke edhe nje muaj dhe ne kontrollin tjeter kordoni nuk do te jete me rreth qafes. Duhet ekspertize per te pare nese kordoni me te vertete eshte i perdredhur rreth qafe, apo vetem qendron afer qafes.
Sido qe te jete mos ki merak dhe te pergezoj per deshiren tende qe lindjen ta kesh natyrale.
Te uroj te kesh lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!
Prsh. doktor Memli jam ne javen e 36 te shtatzenise, ne ekon e radhes qe bera rezultoi se bebi im kishte kordon ne qafe. Ai leviz shume dhe kam frike se mos i ndodh ndonje gje?! Mjeku im gjinekolog me siguroi qe eshte normale qe bebi te kete kordon rreth qafes, jane raste te shpeshta dhe mund te kem dhe lindje normale. Une kam deshire qe kur te vije casti te kem lindje normale, por nuk jam e sigurt a mund te ndodhe ne kete rast? Gjithe te mirat, Ani.