Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet pas abortit

Kam nje jave qe kam kryer abort dhe kam pak dhimbje ne anen e djathte dhe mbas abortit kisha shume pak perioda dhe tani 2-3 pika kam perioda. Doja te dija kjo dhimbja per se eshte apo nuk me kane pastruar mire, pres pergjigjen tuaj, me respekte.

Xhesi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhesi

Drejtohu tek mjeku gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e aparatit riprodhues, pasi mendoj se mundet të jetë i pranishëm një infeksion i ovarit të djathtë ose parametrit, për të cilin duhet detyrimisht të marrësh trajtim.

Për të mësuar më shumë mbi pasojat e abortit, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të mëposhtëm.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/aborti-dhe-pasojat-e-tij-

Gjithë të mirat.

Sofa (15 vite më parë)
Kam nje jave qe kam kry abort kam dhimbje barku temperature, a eshte rrezik?

/komuniteti