Lindje pa dhimbje
Dija
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dija
Llojet e anestezisë në obstetrikë, ndahen në dy kategori të mëdha. Anestezi dhe analgjezi për lindje normale vaginale dhe anestezi për operacion.
Analgjezia epidurale, është metoda më e mirë për të siguruar analgjezi efektive gjatë lindjes. Detyra e kësaj anestezie është lehtësimi efektiv i lindjes. Kjo anestezi nuk aplikohet pa dëshirën e shtatzënës ose kur ka çrregullime të koagulimit të gjakut, deformime të kolonës vertebrale dhe sëmundje të zemrës. Ajo ndihmon në lindjen vaginale duke e rilashuar gruan dhe duke i dhënë kokës fetale kohë të rrotullohet dhe të zbresë.
Të uroj të lindësh sukseshëm një fëmijë të shëndetshëm.
Jam shtatzene ne javen e 38, kam shtatzenine e dyte, te paren e kam pas lindje normale, kete lindje deshiroj ta kem lindje pa dhimbje, ju lutem me keshilloni a eshte kjo divka e rrezikshme per mua apo per foshnjen apo mund te kem probleme dicka pas lindjes? Ju lutem me jepni pergjigje me shpejte se koha nuk me pret.