Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth virgjërisë

Pershendetje dhe me falni per shqetesimin, doja tju beja nje pyetje ne lidhje me virgjerine. Jam 18 vjece dhe per here te pare kam kryer marredhenie me te dashurin tim por nuk ndodhi cdo gje ashtu sic duhet te ndodhte sepse une nuk kam ndjere aq shume dhimbje sa duhet te ndjeja dhe cipen e virgjerise apo himenin nuk e ndjeva te cahej gjithashtu nuk kishte aq shume ndryshim nga hera e dyte gjithashtu dua te them se para se te kryenim marredhenie me kishte futur 3 gishta. Do ju a dija shume per nder te me kthenin nje pergjigje sepse kjo gje eshte arsyeja e perhershme qe zihem me te dashurin tim dhe gjithashtu mua me mundon shume kjo gje qe nuk e di cfare ka ndodhur me mua? Do ju a di per nder te ma jepnit nje pergjigje... flm.

Piccola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Duke besuar në vërtetësinë e përshkrimit, mund të them se rasti është i njohur në seksologji. Hapja e hyrjes vaginale, përpara apo gjatë aktit seksual, ndodh se kjo pjesë e gjithë sistemit riprodhues aktivizohet dhe pregatitet për të pranuar penëtrimin e penisit, (organit mashkullor) si dhe lubrifikohet nga gjendrat e Bartolinit në mënyrë që penetrimi të jetë i rrëshqitshëm dhe pa dhimbje. Përveç momentit seksual, hapja vaginale në madhësi sa për të futur edhe gishtin/gishtat pa dëmtuar himenin, është si shkak i ndërtimit anatomik të organit seksual.

Përsa shkruajta më sipër, nuk përbën ndonjë argument justifikues. Por pavarësisht nga fakti, mendoj se për një çift të dashuruarish, problemi është shumë i pavlerë për tu diskutuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti