Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë e ciklit

Pershendetje doktoresha! Nuk di ku qendron kjo gje: cikli mestrual me eshte vonuar prej 3 ditesh. Qe dite ne e pare dhe deri me sot qe une jam 27 vjec, periodat i kam pasur teper te sakta, madje dhe ne te njejten ore. Kete muaj me bashkeshortin vendosem te mos mbroheshim si heret e tjera. Kjo gje ndodhi rreth dites se 15 pas ciklit dhe ne vazhdim. Normalish periodat duhej te me vinin nga data 14 dhjetor. Dhe sot qe data ka shkuar 17 une nuk kam pasur asnje shenje per ardhjen e tyre. Sot shkova tek gjinekologu dhe ne eko arriti te shikonte dicka, por me tha se nuk ishte fort i sigurte. Na keshilloi te merrnim dhe nje test per konfirmim dhe testin e provuam atje ne kliniken e tij. Doli negativ. E pyeta perse periodat po me vonojne, pasi nuk me ka ndodhur kurre me pare, me tha se mitra eshte pergatitur por nuk ka pasur sukses. Ju lutem me thoni se cfare duhet te bej, nese duhet te pres dhe disa dite te tjera per te bere dhe nje test tjeter apo ndonje analize per ndonje problem te mundshem? Ju faleminderit per vemendjen dhe perkushtimin tuaj. Pune te mbare, Rezi.

Rezi Rama (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezi

Nëqoftëse testi që ke bërë ka qënë ai i urinës, bëj dhe një beta HCG, për të konfirmuar ose jo shtatzëninë. Ndodh në shumë raste (edhe 50% e rasteve të shtatzënisë në javët e para të saj), që një tentativë shtatzënie të dështoj dhe veza e fekonduar të mos mundet të implantohet në muret e mitrës. Megjithatë sistemi hormonal e ka përgatur mitrën për shtatzëni. Kjo mund të jetë edhe argument i asaj që mjeku ka konstatuar me ekografi.

Tashmë duhet të rikonfirmosh edhe një herë gjendjen e sistemit riprodhues tek mjeku gjinekolog, sepse ka kalur mbi një javë nga dita e pritshme e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual dhe nuk ka nevojë të presësh edhe disa ditë të tjera. Të rekomandoj që përpara se të tentosh për shtatzëninë e rradhës, bëj një këshillim parakonceptual me mjekun tënd.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti