Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me pulsojne kembet

Pershendetje doktoresh!Jam ne javen e 16+5 dhe ka rreth nje jave qe me polsojne kembet,poshte gjurit the nga ana e prapme e kembeve dhe jo veq ne nje vend,po ne gjith kembet,jam shum ne merak,se mos kam probleme me variqet.

Inna Inna (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Inna

Ka gra shtatzëna tek të cilat shtimi në peshë gjatë shtatzënisë, shkakton lodhje të anësive të poshtëme dhe krijon kushte të përshtatshme edhe për shfaqen e venave varikoza.

Të rekomandoj që në shtëpi të ecësh me çorape të trasha pa shapka apo këpucë. Mos qëndro këmbë për mbi këmbë, sepse pengon qarkullimin e gjakut. Masazho këmbët me të dy duart dhe para gjumit vendosi këmbët në ujë me temperaturë normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Inna Inna (11 vite më parë)
Falemderit doktorresh,po e prisja me padurim pergjigjjen tende.Gjith te mirat per ty.

/komuniteti