Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me binjakë

Pershendetje Doktor. Desha te pyes une jam shtatzene ne javen e 25 binjake nje vezore, dhe lindja me eshte caktuar ne javen e 32. E kam te bere cerkllazhen. Dhembje nuk kam pervec disa infeksione qe me jane paraqitur te cilat i kam kaluar me injeksione antibiotike. Me intereson ta di a kam ndonje problem a pse ne javen e 32?

Brikenda Krasniqi (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Brikenda,

Nuk jam i sigurt nese te kam kuptuar drejt!?! Ti thua qe je ne javen e 25 shtatzeni me binjake njevezore dhe dikush te ka thene qe duhet te lindesh ne javen 32? Perse te lindesh ne javen e 32? Cila eshte arsyeja? Tek binjaket njevezore mund te paraqitet i ashtuquajturi sindromi TTTS (twin-to-twin transfusion syndrome) ku njeri binjak rritet "ne kurriz" te tjetrit, domethene njeri rritet me shume, kurse tjetri ka ngecje te dukshme. Te lutem ma sqaro a eshte kjo arsyeja? Perndryshe nuk mund ta kuptoj pse te lindesh ne javen 32 dhe per me teper kjo te paracaktohet 7 jave perpara (domethene tash kur ke 25 jave).

Brikenda Krasniqi (15 vite më parë)
Ju faliminderit Doktor per pergjegje. Vetem desha te sqarohem me mire . Ne javen e 19 e kam kryer cirkllazhen dhe ateher me ka thene qe une duhet te lindi ne javen e 32. Arsyeja qe me eshte thene eshte se nuk ka vend te mjaftueshem per zhvillimin e tyre me shume se ne javen e 32. Me sa e di une femijet nuk jane duke u zhvilluar ne ate menyre siq ma pershkruat ju. Ne javen e 19 kur e kam bere kontrollon njeri ka qene 261 gram e tjetri 289 gram.

/komuniteti