javë pas jave
Përshëndetje Blerina
Ekzaminimi për antitrupa antirhezus, përsëritet çdo muaj duke filluar nga javë 18-20 e shtatzënisë tek gratë rhezus negativ të rezikuara ku nuk ka të dhëna të imunizimit. Udhëzuesit aktual, për menaxhimin e grave rhezus negativ me shtatzëni të pandërlikuar tregojnë që nëqoftëse një paciente është rhezus negativ dhe ekzaminimi për antitrupa është negativ në vizitën e parë prenatale, ekzaminimi përsëritet në javën e 28 të shtatzënisë dhe nëqoftëse rezulton sërisht negativ, administrohet imunoglobulina anti D.
Në lindje bëhet një tjetër ekzaminim për antitrupa dhe nëqoftëse rezulton përsëri negativ, atëherë imunoglobulina anti D, mund të mos administrohet.
Tek gratë me rhezus negativ të imunizuara, titrat e antitrupave amtar të testit të Coombs-it, kanë vlerë klinike në parashikimin e rrezikut të sëmundjes fetale të rëndë. Kur titri amtar është nën pragun e lejuar, ekzaminimi përsëritet çdo muaj. Në javën e 28-29, aplikohet imunoglobulina anti D dhe më pas zbatohen teknika të tjera për ndjekjen e gjendjes fetale, e cila nëpërmjet ekografisë lejon të përcaktohet momenti i fillimit të testimeve fatale invasive.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr. Mimoza. Ju faleminderit per pergjigjjen ne pyetjen e meparshme. Desha te di per grupin tim te gjakut e ai eshte 0 rh negativ a paraqet ndonje rrezik per mua dhe foshnjen si dhe a duhet te ndermarre ndonje gje?