Mosmbetja shtatzënë
Marigona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marigona
Së pari duhet të luftosh sindromën e vezoreve policistike. Prandaj të rekomandoj të këshillohesh me mjekun obtetër gjinekolog që do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm. Vetëm pasi të jesh normalizuar nga sindroma e ovarit policistik, mund të tentosh për shtatzëni.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje. Jam 22 vjecare dhe ka gati nje vit qe tentoj te mbes shtatzene po pa sukses. Kam bere analizen hormonale e cila me rezultoi mire dhe HSG gjithashtu rezultat pozitiv. Edhe bashkeshorti ka bere spermogramin dhe ka rezultate shume te mira. Ciklin e kam cdo 35 dite. Kam vezoret policistike. Cfare me duhet te bej? A duhet te bej edhe analiza tjera? Pres ndihmen tuaj, faliminderit.