Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Jam 26 vjeçare, jam duke provuar për shtatzani qe 5 muaj por pa sukses, gjnekologu tek i cili kontrollohem më ka udhëzuar të bëj këto analiza: tsh, prl dhe pg, a mund të më tregosh të lutem çfarë janë këto analiza sepse nuk po gjej në internet ndonjë përshkrim. Gjithashtu kam lënë termin ta bëj edhe pap testin. Burri është 27 vjeçar, e ka bë spermogramin dhe vlerat janë këto: abstenimi: 3 ditë; volumi:5.2ml; koha e likvimit 35'; ngjyra: e bardhë gri; ph:7.4; nr i spermatozoideve në ml: 58.0; nr i përgjithshëm i spermatozoideve 301.6; Reaksioni i aglutinimit: 301.6; të lëvizshëm 48% (a+b); progresive (a) 32%; joprogresive (b) 16%; të palëvizshëm (c) 52%; leukocite 6-8, baktere: disa; format normale: 30%, format anormale: 70%. Ndoshta e zgjata por u mundova me ta dhënë një pasqyrë më të qartë. Të falenderoj paraprakisht.

Lulja . (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Filloreta

tsh, tregon si funksionon gjendra tiroide. prl, tregon funksionin e gjendrë së hipofizës. pg, tregon nivelin e progresteronit i cili prodhohet nga vezoret. Të rekomandoj që këto analiza t’i bësh pa tjetër.

Në lidhje me analizën e spermogramës, të rekomandoj që të kontaktosh një mjek androlog i cili është specialist i fushës dhe do t’ju japë rekomandime të nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti