Imunitetiti i dobët në shtatzëni
Erina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Erina
Dyshoj për infeksion të gjendrës së Bartolinit, e cila nëqoftëse nuk trajtohet me antibiotiko terapi, mund të vij duke u zmadhuar më shumë dhe të shtohen dhimbjet dhe qelbi. Për këtë arsye drejtohu pa tjetër tek mjeku që të ndjek shtatzëninë dhe meqënëse e ke kaluar tremujorin e parë të shtatzënisë, mund të përdorësh edhe antibiotiko terapi sipas këshillës që do të japë mjeku obstetër.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe e nderuar! A mund te ndikoj imuniteti i dobet ne shfaqjen e menjehershme te infeksionit ne labia majora, une jam 13 jave shtatzene dhe mu paraqit infeksioni ne labia mirepo nuk kam dhimbje deri tash, po tash ngaqe kam qene pak me grip filloi ngadale te dal ne siperfaqe. Eshte si kokerr e vogel dhe deri tash dmth 13 jave nuk ndryshoi gjendja e saj kurse keto 2 dite ka nis te rritet. Cfare me kishit rekomanduar te bej, akoma nuk kam dhimbje mirepo me rritjen e saj perfundon ne qelbezim dhe atehere kam dhimbje te madhe? Ju faleminderit per ndihmen qe na ofroni.