Ciste ne vezore
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje
Nëse markuesi tumoral ta rezultuar me tregues të pranueshëm si normal dhe madhësia e kistit nuk shkon mbi 7 cm, atëherë është e rekomanduar të provohet trajtimi terapeutik me estro-progestativ deri në 6-të muaj. Pas kësaj periudhe trajtimi, mjeku vendo për mënyrën e vazhdimit e të terapisë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, kam problem me cist ne vezore (jashte saj) e cila ne fillim te incizimit qe me beri mjekja kishte madhesine 5 cm ndersa ne kontrollin e dyte 4.6 por ne kontrollin e fundit qe kam bere para nje jave ishte rritur ne 5.5 , gjate kesaj kohe kam marre ilac Dabroston dhe ne kete kohe qe po ju shkruaj vazhdoj me te njejten terapi dmth muaji i trete, kam bere edhe markeret tumoral rezultati i te cilit me doli 11,8 . Mjekja me tha qe nese do te ishte mbi 35 atehere do te duhej te behesha operacion me urgjence. ne fakt doja te dij sa jane te rrezikshme sepse une kam dhimbje ne stomak dhe ne gjinje, kam frike nga nje operacion i mundshem, gra te cilat kane patur te njejtin problem me rekomandojn te mos behem operacion nese vjen puna deri aty sepse ka pasoja tjera me te medhaja si mos ngelja shtatzene edhe pse tani jam e pa martuar?! Respekt!