Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

E nderuara doktoreshe desha te drejtohem me kete pytje per menstruacionet... kam dhimbje shume te medha ne diten e pare te ciklit jane te pa perballushme sa qe edhe nese perdore ndonje medikament prape nuk me reagon dhe vazhdon me me dhene presion ne sa qe vjen edhe ndoshta deri ne 70% humbja e vetedijes, djersitje te ftofta njekohesisht edhe ethe. Zakonisht mjeket te cilet drejtohem jane mjek te pergjithshem sepse zakonisht paraqitem si rast urgjent... 2 here jam udhezuar per ne vizite te gjinekologu ashtu me ato dhimbje menjehere kam vizitu gjinekologun por diagnoza e tij ishte se as nuk kam infeksion as ndonje semundje tjeter por vetem se jane normale dhimbjet te disa femra keshtu e kane ciklet... edhe nuk jam nder ato femra qe vishem holle gjithmone edhe ne stinen e veres pa kanatiere te mbrendshme asnjehere nuk rri nuk jane pasoja nga ftohja sipas mendimit tim sepse asnjehere nuk e toleroj vehten per me u dok bukur me u zhvesh... e mduket se e zgjata shume por desha me ardhe deri ketu se gjate vizitave te mjeku marre Diklofen injeksion dhe menjehere nje shishe plastike me uje te nxehte e vendosi tek vezoret pra ne pjesen e poshtme te barkut pas kesaj me vjen me kthy edhe shlirohem me kalon normal qe jam e lodhur flej gjume edhe krejt normal diten e dyte kam paaaak dhimbje edhe perfundoj me dhimbjet vazhdon gjakderdhja normale nuk kam shume gjakderdhje normal... e mua me intereson se a eshte e lejuar dicka e nxehte me u vendos ne pjesen e poshtme te barkut perderisa shpesh here kur ulem mbi ndonje ngrohese ose dicka tjeter gjyshet e kushdo qe te jete aty me thone sben sben qohu sben ashtu shume nxehte se ftohesh menjehere... kerkoj falje e zgjata shume po e sqarova proqesin tim te ciklit menstrual me disa nenpyetje... mirupafshim pune te mbare :)

Riga Hani (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Riga

Ishe shumë e qartë në pyetje tënde dhe në atë çfarë kërkoje. Riga, lexoje një herë artikullin në linkun e poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Aty do gjesh se si mund të trajtohet sindroma paramenstruale duke filluar nga ushqimi, kontrolli i gjumit, aktiviteti fizik, kontrolli i stresit e deri te terapitë mjeksore që mund të përdoren për të dominuar sindromën paramenstruale.

Të uroj ti kalosh sa më lehtë menstruacionet e rradhës.

/komuniteti