Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Paptesti - shkalla e trete

Pershendes je te perzemerta e bera papatestin me dul shkalla e tret diagnoza citologjike me dha terapi a eshte diqka serioze amund te mbes shtatzan ju flm e dua nje sqarim

Arbnona Elezi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbona

Nuk e kuptoj këtë përgjigje të Pap-testit që ke shkruajtur. Nëse bëhet fjalë për shkallën e pastërtisë vaginale, shkalla e tretë tregon prani të një infeksioni. Për të diagnostikuar infeksionin, duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vagianle. Me anë të tyre gjendet shkaktari dhe trajtimi efikas.

Infeksionet vaginale të pranishme nëse nuk trajtohen ashtu si duhet, janë një nga shakqet e infertilitetit/mos lindshmërisë.

Gjithë të mirat.

Arbnona Elezi (11 vite më parë)
Flm je shum e mire . Respekt

/komuniteti