Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat

Pershendetje Dok. Dua me e dite se kur fillojne te vjellurat e shtatzenise? Jam ne javen e 7 te shtatzenise po ende spo diktoj asgje. Flm cdo te mire.

Fatbardha (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatbardha

Të vjellat ndodhin më shpesh në shtatzëninë e parë dhe në tremujorin e parë të saj, por kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtatzënitë e tjera. Ato fillojnë herët në mëngjes, kur stomaku është bosh, por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Zakonisht të vjellat zhduken mbas muajit të tretë të shtatzënisë. Por, ka edhe gra që e kalojnë shtatzëninë pa të vjella. Nuk ka ditë apo periudhë të përcaktuar të shtatzënisë, se kur mund të fillojnë të vjellat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti